Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën Unike NULL NULL 01.02.2022 14:22 01.02.2022 14:22 Sfida e parë do të jetë ndërmjet Rahovecit dhe Prizreni 16, një takim shumë interesant, pasi është i vlefshëm edhe për Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll. Vreshtarët kanë tri fitore e gjashtë humbje në Ligën Unike, ndërsa prizrenasit gjashtë fitore e tri humbje. Takimi i dytë zhvillohet ndërmjet Tirana Neptun dhe Vllaznisë. Tiranasit kanë katër fitore e pesë humbje, ndërsa shkodranët dy fitore e pesë humbje, ku së fundi shënuan fitore ndaj Kamza Basket. Lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli do të sfidohet nga Teuta e Durrësit. Therandasit janë në formë të jashtëzakonshme, si në Ligën Unike, po ashtu edhe në elitën e basketbollit të Kosovës, shkruan Ligaunike, transmeton Klankosova.tv. Ylli ka tetë fitore e një humbje, ndërsa durrësakët pesë fitore e katër humbje. Humbja e vetme e Yllit ka ardhur nga Teuta me shifrat 78:72. Ndeshja e fundit do të zhvillohet ndërmjet Kamza Basket dhe Pejës. Kamza ka dy fitore e shtatë humbje, ndërsa pejanët gjashtë fitore e tri humbje. Liga Unike – Java 10 E mërkurë 17:00 Rahoveci – Prizreni 16 19:00 Tirana Neptun – Vllaznia E enjte 17:00 Golden Eagle Ylli – Teuta 17:00 Kamza – Peja