Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna përjetësohen në statuja bronzi (FOTO) NULL NULL 27.01.2022 07:33 27.01.2022 07:33 Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna, u përkujtuan me statuja bronzi të vendosura në vendin ku u rrëzua helikopteri dy vjet më parë, e që mori jetën e nëntë njerëzve. Statuja e basketbollistit dhe vajzës së tij 13 vjeçare, u vendos në një zonë malore në Calabasas në Los Angeles, transmeton Klankosova.tv. Skulptori, Dan Medina, shkroi: “Heronjtë vijnë dhe shkojnë, por legjendat mbesin përgjithmonë”, dhe nderoi shtatë viktimat e tjera me emrat e tyre në një pllakë, në bazën e statujës. Pjesa përshkruan Kobe duke e vështruar me adhurim Gianna-n e cila ishte vetëm 13-vjeçare në kohën e vdekjes. Babai dhe vajza janë të veshur me uniformat e tyre përkatëse të basketbollit: Kobe me uniformën e tij nr. 24 të Lakers, që ishte numri i tij i dytë i ekipit pasi veshi numrin 8 në pjesën e parë të karrierës së tij.