Çifti 102 dhe 100 vjeç festojnë 81-vjetorin e martesës (FOTO) NULL NULL 13.01.2022 19:22 13.01.2022 19:22 Çifti me më së shumti vite martesë në Britani ka festuar 81-vjetorin e martesës. Ron dhe Joyce Bond, të moshës 102 dhe 100 vjeç, thanë se kompromisi ishte sekreti i kësaj martese afatgjate. Dyshja kanë parë 15 kryeministra të ndryshëm të marrin pushtetin që kur u martuan në vitin 1941, pas një takimi si dashuri në shikim të parë. Ron dhe Joyce kanë marrë titullin e çiftit më të gjatë të martuar në Britani, pasi festuan përvjetorin e tyre më 4 janar, shkruan The Mirror, transmeton Klankosova.tv. “Ne kurrë nuk prisnim të arrinim 81 vjet martesë, ne e dimë se jemi shumë me fat që kemi arritur këtë gjë”, u shprehën ata. Ata kanë dy fëmijë, të quajtur Eileen dhe Bill.