Arrestohet personi i armatosur që u përpoq të hynte në pallatin Windsor NULL NULL 27.12.2021 19:57 27.12.2021 19:57 Një burrë është arrestuar pasi u përpoq të hynte në Kështjellën Windsor për Krishtlindje. Sipas etonline, një burrë ishte arrestuar të shtunën e kaluar “me dyshimin për shkelje të një zone të mbrojtur dhe posedim të një arme fyese”. “Një 19-vjeçar nga Southampton u arrestua me dyshimin për shkelje të një zone të mbrojtur dhe posedim të një arme fyese. Proceset e sigurisë u aktivizuan brenda pak çasteve, pasi burri hyri në terren dhe nuk arriti të hyjë në asnjë ndërtesë”, njoftoi policia atje. Burri u konstatua se mbante një hark, i cili u mor nga policia në momentin e arrestimit. “I dyshuari u mor në paraburgim dhe i është nënshtruar një vlerësimi të shëndetit mendor dhe është nën kujdesin e profesionistëve mjekësorë”, vazhdoi deklarata. Mbretëresha Elizabeth dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore u informuan gjatë festimeve të Krishtlindjes se incidenti kishte ndodhur. Ishte festa e parë e Mbretëreshës pa bashkëshortin e saj, Princin Philip, i cili ndërroi jetë në prill.