Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drenasi mblodhi artistë dhe shkrimtarë (VIDEO)

NULL NULL
25.10.2015 20:49

Puna artistike i bëri bashkë. Shkrimtarë e artistë nga e gjithë Kosova të dielën u mblodhën në Drenas.

Ishte edicioni i dytë letrar “Vjeshta dhe Vargjet” i cili u organizua nga grupi i shkrimtarëve Art Club,”Rifat Kukaj”.

Meqenëse grupi i shkrimtarëve mban emrin poetit në fillim u thanë fjalë të mira për të, transmeton Klan Kosova.

Edhe miqtë me shumë nostalgji e kujtuan shkrimtarin e ndjerë.

E pas kësaj u mbajt tryezë letrare kushtuar shkrimtarit për fëmijë Zymber Elshani.

Programi letrar vazhdoi me recitimin e poezive të ndryshme nga shkrimtarët e rinj e të vjetër.

Në këtë festë të poezisë nuk munguan as çmimet për më të mirët.

Kronikë nga Rilind Matoshi.

lajme të ngjashme