Cardi B bëhet nënë për herë të dytë (FOTO) NULL NULL 06.09.2021 21:46 06.09.2021 21:46 Cardi B dhe Offset kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë! Çifti artistësh zbuloi lajmin e madh në një postim në Instagram. Në fotografinë e postuar, Cardi shihet duke e mbajtur foshnjën djalë në krahë, ndërsa Offset e shikon, brenda dhomës së spitalit. “9/4/21🦕💙🧸”, – e përshkroi reperja imazhin, pa zbuluar një emër për foshnjën. Cardi dhe Offset e kanë edhe një vajzë trevjeçare së bashku me emrin Kulture.