Adenis Shala trasnferohet te Shkëndija NULL NULL nga Jon Ajeti 21.08.2021 16:51 nga Jon Ajeti 21.08.2021 16:51 Futbollisti Adenis Shala ka arritur marrëveshje me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, KF Shkëndija. Sulmuesi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për tri vjet të tjera, njofton Klan Kosova. Gjatë vitit 2017 ka qenë pjesë e grupmoshave të skuadrës kroate të Hajdukut, teksa ka pasur eksperiencë edhe në grupmoshat e skuadrës së Fenerbahçes. Transferimi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit nga Tetova. Së fundmi 22 vjeçari ka luajtur në kampionatin e Kosovës, ku ka qenë pjesë e ekipit të Trepçës ’89. Adenis Shala është sulmues i krahut, por që mund të luajë edhe në pozitën e mesfushorit ofenziv.