Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Falë karrigeve me rrota, dy qenve në Ukrainë u mundësohet ecja pasi u goditën nga makina (VIDEO)

NULL NULL
20.08.2021 12:52

Dy qen me dëmtime të shtyllës kurrizore u është mundësuar të ecnin falë një qendre shpëtimi në Ukrainë.

Veterinerët u kishin thënë se ata duhet të rrinin vetëm ulur, pasi ishin goditur nga makina, por falë karrigeve me rrota të bëra me porosi, të dy qentve po i jepet një shans i dytë.

Lada dhe Boston janë dy qentë që tani më kanë mundësi të bëjnë shëtitje.

Yegorov dhe gruaja e tij Olga janë çifti që adoptuan rreth 40 mace dhe qen të braktisur, të plagosur ose me aftësi të kufizuara.

“Ata vuajtën gjatë, në kohën kur jetonin në rrugë, pastaj vuanin për shkak të njerëzve. Vullnetarët braktisën Ladën dhe u tha që s’mund të ecte, ne ishim kundër kësaj. Në rastin e Bostonit, ne parandaluam të tilla vendim, “thotë Yegorov.

Veterinerët thanë se ata s’mund të ecnin më , por Yegorov e dinte se ai mund t’u ofronte atyre një shans të dytë, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv

“Kur një qen jeton në një karrige me rrota, i gjithë presioni fiket. Qentë duan të jetojnë një jetë normale si të tjerët, të kontrollojnë trupin e tyre, organet e tyre të brendshme punojnë normalisht. Dhe në përgjithësi, të gjitha proceset dhe funksionet janë të njëjta me qentë normal”, shtoi ai.

Për Yegorov, Lada dhe Boston të cilët ai i shpëtoi janë qen shumë të veçantë

Shërimi i tyre u bë i mundur duke i furnizuar me karrige me rrota të bëra, ato u prodhuan nga një kompani ukrainase, e cila është e specializuar në pajisjet për kafshët me aftësi të kufizuara.

lajme të ngjashme