Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova U16 fiton me 79 pikë epërsi ndaj Gjibraltarit në “Challenger”

NULL NULL
18.08.2021 20:59

Kombëtarja U16 e Kosovës në Basketboll ka fituar ndaj Kombëtares U16 të Gjibraltarit me rezultat 19:98 në kuadër të FIBA European Challengër për U16.

Më meritorët për fitoren e kosovarëve ishin, Jon Ismajli 25 pikë, 8 kërcime e 10 asistime dhe Norik Binqe me 21 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, po ashtu vlenë të ceket edhe loja e mirë e Rron Dahsylës me 17 pikë e 7 kërcime.

Kjo është ndeshja e tretë dhe fitorja e tretë për Kosovën në fazën e grupeve në këtë garë, njofton Klankosova.tv.

Kosova gjinden në grup F me, Gjibraltarit, Moldavinë, Maltën, Luksemburgun dhe Shqipërinë. Të gjitha këto ndeshje të grupi janë duke u luajtur në Pallatinë e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kosova të premntën përballet kundër Shqipërisë me fillim nga ora 17:00.

Të gjitha ndeshjet e grupit F mund t’i ndiqni në Artsport.

lajme të ngjashme