I sekuestrohen libra dhe arrestohet poeti Gjin Morina për nxitje të urrejtjes fetare (VIDEO) NULL NULL 15.08.2021 20:31 15.08.2021 20:31 Është arrestuar poeti nga Kosova, Gjin Morina, gjatë ditës së shtunë, pas publikimit të veprës “Bubullimë në shpirt”. Sipas njoftimit të policisë, i njëjti akuzohet se ky përmban gjuhë të urrejtjes fetare. Me këtë rast, njësitet policore i kanë sekuestruar atij edhe disa libra, njofton Klan Kosova. Në librin e tij, “Bubullimë në shpirt”, Morina kërkon shkatërrimin e xhamive nëpër vendet shqipfolëse, dhe këtë e bën duke iu lutur liderit të ndjerë shqiptar, Enver Hoxhës. Për botimin e kësaj vepre, ai para disa ditëve kishte përmendur Klubin Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, mirëpo, sipas kryetarit të këtij klubi, Muharrem Kurti, ky libër as nuk është redaktuar dhe as botuar nga anëtarët e kësaj shoqate. Autoritet njoftojnë se ai aktualisht është duke qëndruar në mbajtje, ndërkaq hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë. Kronikë nga Gresa Nitaj.