Suharekë: 200 hektarë përfshihen nga zjarri, flakët po përhapen me shpejtësi (VIDEO) NULL NULL 01.08.2021 16:08 01.08.2021 16:08 Fshati Studençan dhe fshati Tërnje në Suharekë janë kapluar nga zjarri gjatë pasditës të së dielës. Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur që një zonë prej 200 hektarësh e cila është shumica me shkurre dhe një pjesë e malit është kapluar nga flakët dhe se ajo është duke avancuar me shpejtësi shkaku i temperaturave dhe erërave të forta. Departamenti i zjarrfikësve bashkë me qytetarët dhe policinë janë në vend të ngjarjes duke e lokalizuar zjarrin, njofton Klankosova.tv.