Lutemi uleni kokën – këtu po hyni në një botë tjetër NULL NULL 20.10.2015 17:29 20.10.2015 17:29 Më 21 tetor, artisti Bujar Luca hap ekspozitën “Black Box” në Galerinë Kombëtare të Arteve. Bujar Luca rivjen në Tiranë, në vendin ku lindi, ku njohu dashuritë dhe ngjizi dalëngadalë, por me konsekuencë, talentin e tij për artin, në fillim në auditorët e Institutit të Lartë të Arteve të Bukura, pastaj në atelietë e Kinostudios dhe ato qindra atelie natyrore, ku sheshet e xhirimit i dhanë shumëçka për vizionin e tij mbi njeriun dhe botën. Vjen të ekspozojë një projekt që e ka treguar tashmë në qytetin Bar Le Duc, në galerinë L’Expo të Paris Habitat e së fundi në galerinë Rhinoceros & Cie po ne Paris, – krijesën e tij të quajtur “Black Box“, një emërtim anglofon edhe pse ai është një frankofon i përsosur dhe shkruan e boton në frëngjisht. Vjen të rivendosë në Galerinë Kombëtare të Arteve atë “Kuti të Zezë”, ku vibrojnë 1825 vizatime të tij dhe që në unisonin e tyre na japin atmosferën dhe imazhet e një bote sa të nëndheshme aq dhe reale, imazhe të përjetuara nga artisti në vitet totalitare, të një shoqërie të linçuar midis etjes së lirisë, dhunës dhe shpresës së fundme. Një kaleidoskop gjigant ku duhet të përqendrohesh dhe të udhëtosh në itinerare që nuk i ke ndeshur më parë, rrugëtime mes grafikave e vizatimeve, përmes personazhesh të abstraguar, duke u ngjitur në shkallë e duke zbritur për të prekur drejtpërdrejt katakombet apo “tunelin” e Platonit, ku figurat e tjetërsuara nuk mund të dalin në dritën që shfaqet tutje, pasi dalja në diell është verbuese, vrasëse, asgjësuese. Sigurisht, që të mishëroje një “Black Box“, një botë si ajo që së largu Dante na e përshkruante me një forcë të jashtëzakonshme, kjo është sa një gjetje e mrekullueshme konceptuale e po aq dhe e vështirë për t’u mishëruar në kompleksitetin e vet, në potpurinë e figurave, ngjarjeve, dhimbjeve, klithmave, të një shoqërie në diktaturë. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/10/20/lutemi-uleni-koken-ketu-po-hyni-ne-nje-bote-tjeter/