Për herë të dytë brenda 20 vjetësh, trajnerit shqiptar i pamundësohet pjesëmarrja në Olimpiadë NULL NULL nga Jon Ajeti 13.07.2021 18:20 nga Jon Ajeti 13.07.2021 18:20 Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriore, ka marrë një vendim të çuditshëm për selektorin në mundje Lulzim Vrenezi, duke i marrë të drejtën të jetë pjesë e delegacionit në “Lojërat Olimpike” verore në Tokyo të Japonisë, këtë e ka bërë të ditur vëllai i Lulzimit përmes një postimi në Facebook. Vrenezi në pesë vitet e fundit ka qenë pjesë e çdo kampionati evropian dhe botëror, po ashtu ka udhëhequr deri te kualifikimi në lojërat olimpike garuesin Magomedgadzhi Nurov. Pa ndonjë arsyeje është larguar nga posti i selektorit dhe është zëvendësuar më një tjetër që nuk ka punuar me mundësin në fjalë. Ndërkohe një situatë e ngjashme ka ndodhur në vitin 2000, kur ati nuk iu lejua pjesëmarrja si mundës edhe pse kishte normën e plotësuar. Për Maqedoninë veriore , garojnë tetë sportistë, teksa në mesin e tyre është edhe xhudistja Arbresha Rexhepi.