Shkencëtarja me prejardhje shqiptare, Rima Arnaout, prijetare e ekipit që zhvilloi një teknikë për kontroll të zemrës NULL NULL 17.06.2021 00:42 17.06.2021 00:42 Rima Arnaout ka drejtuar ekipin e shkencëtarëve të Biohub për të zhvilluar një teknikë të kontrolleve të sëmundjes së zemrës. Është themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, që ka uruar javë më parë atë dhe ekipin për të arriturën e tyre, transmeton Klankosova.tv. “Përparim interesant: Shkencëtarët e Biohub kanë zhvilluar teknikën Al për kontrollim të sëmundjeve kongjenitale të zemrës në ultrazë që është e saktë deri në 96 përqind”, është shprehur Zuckerberg. “Qasjet e tanishme janë më të ulëta se 30 përqind për zbulimin e problemeve fetale të zemrës. Modeli Al është po ashtu i shpejt mjaftueshëm për t’u integruar në softuerin me ultratinguj në praktikën klinike. Urime për Rima Arnaout dhe ekipin e saj për këtë të arritur”.