Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Franca nga nesër heq përdorimin e maskës në vende publike

NULL NULL
16.06.2021 19:38

Francezët nga nesër nuk kanë nevojë të mbajnë maskë në fytyrë kur janë në ambiente të hapura.

Ndryshimet në masat e reja ndaj COVID-19 i bëri të ditura kryeministri francez, Jean Castex, këtë të mërkurë.

Rregulli i mbajtjes së maskës së fytyrës do të hiqet të enjten, ndërsa ora e ndalimit të natës do të përfundojë të dielën, dhjetë ditë më herët sesa ishte planifikuar, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Rreth orës 23:00 të mbrëmjes, e cila siç e dini do të vazhdonte deri më 30 qershor, do të pushojë së funksionuari nga kjo e dielë, dhjetë ditë para datës së planifikuar,” tha Castex.

Bartja e një maske në ambiente të hapura nuk do të jetë më e detyrueshme “përveç në rrethana të caktuara: kur njerëzit mblidhen së bashku kur janë në një vend të mbushur me njerëz, kur presin në radhë, në treg ose në tribunat e një stadiumi,” tha mes tjerash Castex.

Franca po regjistron mesatarisht rreth tre mijë e 900 raste të reja të përditshme të virusit, nga 35 mijë që ishin në pikun gjatë muajve mars-prill.

“Ne nuk kemi njohur një nivel kaq të ulët të përhapjes së virusit që nga gushti i kaluar,” tha Castex.

Mbi 58 përqind e popullsisë së rritur të Francës ka marrë të paktën një dozë vaksine COVID-19.

lajme të ngjashme