Vetëm 345 raste aktive me COVID-19 në Kosovë NULL NULL 15.06.2021 07:58 15.06.2021 07:58 Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka rënë dukshëm ditëve të fundit. Gjatë 24 orëve janë regjistruar vetëm pesë raste pozitive me koronavirus nga 1 mijë e 493 teste, ndërkaq janë shëruar 94 persona. Siç bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i rasteve aktive që po trajtohen si pasojë e infektimit me këtë virus është 345. Vetëm gjatë 24 orëve janë vaksinuar 1 mijë e 117 persona. Deri më tani me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 99 mijë e 394 persona. Kurse, dozën e dytë e kanë marrë 9 mijë e 640 persona.