Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Buduqnosti barazon serinë e finales në ABA liga

NULL NULL
24.05.2021 21:58

🕒 22:44

Buduqnosti në minutat e fundit ka arritur ta ngushtojë epërsinë ndaj Crvena zvezdës me rezultat 81-80.

Skuadra nga Podgorica ka arritur të dalë në epërsi në sekondat e fundit të ndeshjes falë gjuajtjeve të lira.

Epërsia e parë për Buduqnostin ishte kjo në minutat e fundit e cila edhe e ndihmoi ta barazojë serinë.

Crvena zvezda ishte 2-1 në seri, por pas rezultatit të sotëm skuadra nga Podgorica e barazoi.


🕒 22:10

58-63 ka përfunduar çereku i tretë në mes të Crvena zvezdës dhe Buduqnostit.

Edhe pse kanë pesë pikë diferencë, Crvena zvezda prapë është duke dominuar.

Po dallohet prezenca e veteranit Simonoviq i Crvena zvezdës.


🕒 21:58

Crvena zvezda për momentin është në epërsi në lojën e katërt të finales së ABA Ligës kundër Buduqnostit.

Gjatë pjesës së parë është vërejtur dominimi i Crvena zvezdës edhe pse Buduqnost po i rrin afër me pikë, njofton Klan Kosova.

Rezultati momental është 44-52, ndërsa lojtari më i dalluar i ndeshjes është Loyd i Crvena zvezdës me 15 pikë.

lajme të ngjashme