Peja nis Playoffin me fitore NULL NULL 18.04.2021 18:55 18.04.2021 18:55 KB Peja ka gjetur fitore në palestrën e sporteve “Karagaçi”, pasi mundi Sigal Prishtinën me rezultat 106-77. Vendimtarë për fitoren e pejanëve ishin, Walters me 36 pikë, 16 kërcime e 1 asistim dhe Lis Shoshi me 18 pikë, 14 kërcime, 3 asistime. Më të dalluarit për skuadrën e Sigal Prishtinës ishin, Fisnik Rugova me 16 pikë, 9 kërcime e 4 asistime. Kjo ishte ndeshja e parë e Playoffit në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll. Ndeshja tjetër në kuadër të Playoffit pritet të luhet me fillim nga ora 20:00 në mes të Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, ekskluzivisht në Artmotion.