Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Istogu dhe AS Prishtina ndeshen për finalen e madhe të Ligës së Parë

NULL NULL
17.04.2021 10:00

Super dita e shtunë në Art Motion është mjaftë e pasur me ndeshje nga basketbolli!

Pasi dy ndeshje nuk mjaftuan për ta përcaktuar finalistin e dytë të Ligës së Parë, Istogu dhe AS Prishtina do të përballen për herë të fundit ndaj njëra tjetër duke synuar biletën për finale, transmeton KlanKosova.tv.

Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 2 duke filluar nga ora 17:00.

17:00                     ISTOGU – AS PRISHTINA               ART SPORT 1

 Istogu në palestrën e vet do ta sfidojnë për herë të tretë AS Prishtinën, që u mposhtën dy ditë më parë në kryeqytet me rezultat 84-76.

Në ndeshjen e parë, fitues ishin Istogu me rezultat të thellë 95-81 teksa u mendua se në ndeshjen e dytë do ta siguronin finalen, por një paraqitje e mirë e djelmoshave të Valentin Spaqit, bëri që seria gjysmëfinale të barazohet 1-1 duke lënë ndeshjen e tretë ta përcaktojë finalistin e dytë nga kjo gjysmëfinale.

Përndryshe, RC Cola Drita është kualifikuar në finale pasi mposhti me seri 2-0 Marigon Hill Prishtinën dhe do presë kundërshtarin tjetër pas ndeshjes së shtunë.

 

lajme të ngjashme