Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Golden Eagle Ylli fiton Ligën Unike, mposht Pejën 79:82

NULL NULL
14.04.2021 21:07
koshi, topi, basketboll, fotilustrim

Golden Eagle Ylli doli fitues në edicionin e parë të Ligës Unike duke e mposhtur Pejën me rezultat 79:82.

Klubi nga Suhareka, përveç çerekut të parë që përfundoi me rezultat 27:19, në favor të klubit nga Peja, të tre çerekët e tjerë i fituan me rezultat 14:19, 24:28, 14:16.

Lojtari më efikas në radhët e Yllit, Kastrati me 21 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.

Ndërkaq lojtari më efikas në radhët e Pejës është Walton, me 25 pikë, 10 kërcime dhe gjashtë asistime.

Finalja e Ligës Unike u transmetua ekskluzivisht në Art Motion.

lajme të ngjashme