Bashkimi apo Penza? Finalja e parë e Ligës së Femrave në basketboll ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL 15.04.2021 14:00 15.04.2021 14:00 Pas fitoreve në gjysmëfinale kundër rivaleve të Prishtinës, përkatësisht atyre të Vëllaznimit, vashat e Bashkimit dhe Penzës rikthehen përsëri në aksion këtë herë me aktin final, përballjet mes tyre që vlejnë titullin mund t’i ndiçni live dhe ekskluzivisht në adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë, Artmotion. 19:00 KBF Bashkimi – KBF Penza ART SPORT 1 Ndeshja e parë mes dy skuadrave më të mira të këtij edicioni në basketbollin femëror luhet në “Sezai Surroi”, dueli zhvillohet me fillim nga ora 19:00 këtë të enjtë teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. Bashkimi kanë mbyllur sezonin e rregullt si lidere me 18 fitore dhe dy disfata, prej të cilën njërën pikërisht nga duart e rivaleve të tyre në finale. Nga ana tjetër, Penza fazën e rregullt kampionale e ka mbyllur në vendin e tretë tabelor me 13 fitore dhe 7 humbje. Sa i përket fazës së playoffit, Bashkimi eleminoi në seri 2-0 Vëllaznimin e pozitës së katërt kurse Penza me po të njejtin rezultat eleminoi dhe dërgoi në shtëpi kryeqytetaset e Prishtinës. Bashkimi, 5-shja e mundshme startuese: Emra, Konjusha, Zeka, Daci, Bellarabe Penza, 5-shja e mundshme startuese: Perquku, Cooper, Halitaj, Howell, Bytyqi