Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy super duele nga Liga Unike vijnë ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 07.04.2021 09:10

Pas hapjes solemne që ndodhi në ditën e djeshme e që u përcoll edhe me Asistin Special dhe duelin e parë mes Pejës dhe Vëllaznisë, tashmë do të kërkohen edhe dy gjysmëfinalistët e radhës nga Liga Unike me ndeshjet që transmetohen ekskluzivisht në platformën Artmotion.

16:00 GOGA BASKET – TIRANA ART SPORT 2

Dita e dytë e ndeshjeve të “Final 8” në Ligën Unike nis me duelin e zjarrtë mes dy skuadrave nga Shqipëria, Goga Basketit dhe Tiranës të cilat mes tyre diskutojnë edhe kalimin në raundin tjetër. Kjo ndeshje interesante fillon nga ora 16:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Në 1 muaj e një javë që kanë filluar garat në Superligën e Basketbollit në Shqipëri, Goga Basket ka deklasuar të gjithë kundërshtarët teksa ka rekord 100% prej 9 fitoreve dhe asnjëe humbjeje. Nga ana tjetër Tirana nuk po kalon formë dhe aq të mirë teksa në 9 duele kanë arritur katër fitore dhe pesë disfata.

Në dy duele të luajtura mes tyre këtë edicion, dy fitoret i kanë arritur skuadra e Goga Basket, por këtë herë në Ligën Unike kryeqytetasit e udhëhequr nga Gerti Shima me shumë përvojë do synojnë befasinë. 

19:00 SIGAL PRISHTINA – YLLI ART SPORT 2

Skuadra më e trofeshme kosovare, Sigal Prishtina do të synoj që të shtoj në kabinetin e saj edhe trofeun e parë dhe jubilar të Ligës Unike, mirëpo për ta bërë një gjë të tillë së pari duhet të kaloj rivalët e përbetuar të Golden Eagle Yllit. Gjithçka fillon në ora 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 3. 

Këto dy skuadra nuk kanë përformuar edhe aq mirë këtë sezon në elitën e basketbollit kosovar me Yllin që nuk e ka të sigurt as pozitën e dytë tabelore dhe Prishtinën që akoma nuk e ka shpëtuar sezonin dhe nuk ka siguruar matematikisht mbijetesën.

Sa i përket dueleve direkte, Ylli ka triumfuar katër herë në po aq ndeshje në sezonin e rregullt, por që Prishtina ka mposhtur suharekasit në finalet e Kupës dhe Superkupës.

lajme të ngjashme