Jurgen Klopp mund të pranojë detyrën e trajnerit te Gjermania NULL NULL 01.07.2026 12:06 01.07.2026 12:06 Jurgen Klopp ka lënë të hapur mundësinë për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Gjermanisë, mes spekulimeve të shumta për të ardhmen e Julian Nagelsmann pas eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës. I pyetur për këtë mundësi, ish-trajneri i Liverpoolit nuk e mohoi interesimin, por u përgjigj: “Nuk kam menduar për këtë. Nuk është momenti i duhur për të folur”, duke mos e mbyllur derën për një rikthim në pankinë. Sipas raportimeve të fundit, Klopp e konsideron stolin e Gjermanisë si një nga projektet e pakta që mund ta bindin të rikthehet si trajner, ndërsa Federata Gjermane pritet të marrë një vendim për të ardhmen e Nagelsmannit në ditët në vijim.