Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Duelin e Los Angeles e fiton Clippers

NULL NULL
nga Shpend Spahija 05.04.2021 09:02

Aaron Gordon me 24 pikë udhëhoqi Denver Nuggets në fitoren 119-109 ndaj Orlando Magic, ekipit prej nga u transferua në fund të marsit.

Krahas pikëve, 25 vjeçari kontriboi edhe me 7-të kërcime, 2 asistime dhe po aq bllokada.

Nuggets, gjenden në pozitën e 4-të të Konferencës Perendimore, në mes të Clippers që janë një pozitë më lartë dhe Lakers që janë një pozitë më poshtë.

Këto dy të fundit, të dielën në mbrëmje zhvilluan duelin e Los Angelesit.

Triumfit në fund i’u gëzuan Clippers me shifrat 104-86.

Lojtari më i dalluar ishte Kawhi Leonard me 19-të pikë, 10-të kërcime dhe 8-të asistime, ndërsa tek Lakers, Montrezl Harrell me 19-të pikë, 6-të pikë dhe 2 bllokada.

Edhe në Konferencën tjetër, në atë të Lindjes, kishte ndeshje interesante.

Chicago Bulls ka arritur vetëm fitoren e dytë në 10-të ndeshjet e fundit, pasi mposhti Brooklyn Nets me rezultatin 115-107.

Zach LaVine dhe Nikola Vucevic, ishin më të mirët tek “Demat”, duke shënuar 25, respektivisht 22 pikë.

 

lajme të ngjashme