Kurti, Konjufcës: Pres ftesën për formimin e Qeverisë (VIDEO) NULL NULL 22.03.2021 11:50 22.03.2021 11:50 Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, e ka përshëndetur zgjedhjen e Glauk Konjufcës si kryetar i ri i Kuvendit. Në një prononcim për media, ai ka thënë se pret që sot të marrë ftesën nga Konjufca për formimin e Qeverisë. “Pres të më sjellë ftesën për formimin e Qeverisë si mandatar i ardhshëm. Emrat e ministrave unë i di, së shpejti i merrni vesh edhe ju”, ka deklaruar Kurti.