Agjencia e BE-së thotë se AstraZeneca është e ‘sigurt dhe efektive’ NULL NULL 18.03.2021 17:26 18.03.2021 17:26 Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka thënë se vaksina Oxford-AstraZeneca kundër COVID-19, është e ‘sigurt dhe efektive’. Kjo agjenci e cila bën rregullimin e ilaçeve në kuadër të Bashkimit Evropian ka thënë se do të vazhdojë t’i studiojë lidhjet e mundshme midis mpiksjeve të rralla të gjakut të shkaktuara nga vaksina, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Kjo analizë u bë pasi 13 shtete të Bashkimit Evropian e kanë ndaluar procesin e vaksinimit me këtë lloj të vaksinës. Gjithashtu edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrjeve shteteve që të vazhdojnë me përdorimin e vaksinës. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm. Disa vende të BE-së pezullojnë procesin e vaksinimit me AstraZeneca klankosova.tv