Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fundoset Barcelona, Mbappe shënon hat-trick (VIDEO)

NULL NULL
16.02.2021 23:18

Në “Camp Nou” u zhvillua ndeshja kryesore ndërmjet Barcelonës dhe Paris-Saint – Germain.

Skuadra e trajnerit Maurizio Pochetinos ka korrur një fitore të madhe duke e mposhtur Barcelonën me rezultat të thellë 4:1 në ndeshjen e parë të 1/16-tës në Champions League.

Hat-trick në këtë ndeshje shënoi Kylian Mbappe si dhe një tjetër të realizuar nga Moise Kean.

Të katër golat e PSG-së erdhën si reagim pas golit të epërsisë së Barcelonës të realizuar nga Lionel Messi nga penalltia në minutën e 27-të të ndeshjes.

Ky rezultat e bënë shumë të vështirë kualifikimin e Barcelonës për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

lajme të ngjashme