Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E diela fantastike sportive në Artmotion me plot gjashtë transmetime ekskluzive

NULL NULL
nga Ulpiana Emra 07.02.2021 09:00

Sporti në Artmotion, të dielën, sjell transmetime fantastike të Bundesligës, ABA Ligës, NBA, Formula 1 Virtual dhe për adhuruesit e video-lojërave ka përgatitur një ëmbëlsirë të vërtetë – Ligën e Kampionëve të Counter Strike Global Ofensive: Blast Premiere 2021.

E diela fantastike do të startojë me duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të në Bundesligë, Hoffenheim – Frankfurt, që fillon nga ora 15:30 dhe do të transmetohet në Art Sport 1.

Menjëherë nga ora 16:00 në Art Sport 2 do të pasojë dueli nga Liga e Zvicrës ku takohen Young Boys – Lausanne, ndërsa nga ora 18:00 vazhdojmë transmetimin me ndeshjen tjetër të Bundesligës ku do të takohen Arminia Bielefeld – Weder Bremen të cilin do të mund ta ndiqni në Art Sport 1.

Nga ora 19:00 vazhdojmë me ndeshjet e basketbollit, ku në Art Sport 2 do të mund ta ndiqni derbin kroat në ABA Ligë Spliti – Zara, ndërsa në të njëjtën kohë në Art Sport 3 do të transmetohet pjesa e dytë e Formula 1 – Virtual Grand Prix.

Krejt në fund, javën e pasur sportive do ta mbyllim me bukuritë basketbollistike tej-oqeanike me përballjen Boston – Phoenix që zhvillohet nga ora 20:00 dhe transmetohet LIVE dhe EKSKLUZIVISHT në Art Sport 1.

E DIEL   07.02.2021

15:30 Bundesliga                 Hoffenheim – Frankfurt               ART SPORT 1

16:00 Liga e Zvicrës             Young Boys – Lausanne             ART SPORT 2

18:00 Bundesliga                  Bielefeld – Werder                       ART SPORT 1

19:00 ABA Liga                      Spliti – Zara                                  ART SPORT 2

19:00 Formula 1                    Virtual Grand Prix 2                    ART SPORT 3

20:00 Basketboll: NBA        Boston – Phoenix                          ART SPORT 1

 

 

lajme të ngjashme