Edmond Azemi pas vizitës në VV: I vizitoj të gjithë, por nuk jam në asnjë parti NULL NULL 31.01.2021 21:42 31.01.2021 21:42 "Jeta ime është sporti. Kurrë nuk e kam përzier me politikën. Unë kam shokë në të gjitha partitë politike. Unë i vizitoj të gjithë, por nuk jam në asnjë parti". Basketbollisti i mirënjohur Edmond Azemi, ka zhvilluar një vizitë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Me këtë rast, ai ua ka dhuruar drejtuesve të VV-së, një top të basketbollit me nënshkrimin e tij, njofton Klan Kosova. Mirëpo pasi njoftimit të Albin Kurtit në Facebook për vizitën e Admond Azemit, ky i fundit ka thënë se i viziton të gjithë, por se nuk i takon asnjë partie politike. “Jeta ime është sporti. Kurrë nuk e kam përzier me politikën. Unë kam shokë në të gjitha partitë politike. Unë i vizitoj të gjithë, por nuk jam në asnjë parti”. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje. Edmond Azemi ia dhuron një top Albin Kurtit: Do të shënojmë më 14 shkurt klankosova.tv