Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkolla “Abdullah Shabani”, Championsi i radhës në Quiz

NULL NULL
02.10.2015 22:13

Kampionët e episodit të tretë të emisionit edukativo-argëtues Champion Quiz, janë nxënësit e Shkollës Fillore “Abdullah Shabani”, nga Mitrovica me gjithsejtë 86 pikë.

Ata kanë mposhtur në një garë tejet të ngushtë nxënësit e Shkollës Fillore “Elena Gjika”, nga Prishtina, të cilët arritën të fitonin vetëm 79 pikë.

Dy shkollat ishin tërë kohën shumë të barabarta mes vete dhe nxënësit janë paraqitur shumë mirë, duke dhënë përgjigje të sakta për shumicën e pyetjeve.

Champion Quiz është një format i veçantë, i realizuar në një studio brilante.

Në këtë Champion Quiz të tretë, të udhëhequr nga Alaudin Hamiti, pati shumë tension, dramë, sfidë, argëtim e humor.

Show ka dy ekipe që garojnë mes vete, me nga tre nxënës, të cilët përbëjnë një ekip që garon për në finalen e madhe.

Edicionet e ardhshme të Champion-sit na presin, më shumë nxënës të tjerë, e shkolla të tjera, derisa dikush të bëhet Champion-si final.

Këtë episod të tretë, tutje shkon Shkolla Fillore “Abdullah Shabani”.

klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme