”Armiku i Popullit” udhëton në Norvegji NULL NULL 01.10.2015 17:03 01.10.2015 17:03 Shfaqja “Armiku i Popullit” me tekst të Ibsenit dhe me regji të Dino Mustafiq do të udhëtojë në Skien të Norvegjisë. Konferenca e Ibsenit që mbahet tradicionalisht në Norvegji këtë vit trajton temën më universale “Të vërtetën”. Aktorët më të njohur të Shkupit e Prishtinës, që luajnë në shfaqjen “Armiku i Popullit”, do të jenë pjesë e kësaj konference. E realizuar nga “Teatri i një aktori” nga Shkupi dhe Teatri “Oda” nga Prishtina në interpretimin e dramës së Ibsenit marrin pjesë aktorët Bajrush Mjaku, Bislim Muçaj, Ilire Vinca, Alban Ukaj e Arta Selimi Kjo shfaqje do të jetë jepet para audiencës norvegjeze nga datat 12 deri më 16 tetor. Shfaqja e parë do të prezantohet për pjesëmarrësit e konferencës dhe më pas do të shfaqet për publikun e gjerë. Shqiptarja.com