Në ”Black Friday” Zemaj inspekton qendrat tregtare në Prishtinë me qëllim parandalimin e grumbullimit NULL NULL 27.11.2020 15:40 27.11.2020 15:40 Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka qëndruar sot në një nga qendrat tregtare në Prishtinë, me qëllim të parandalimit të grumbullimit të njerëzve me rastin e ‘’Black Friday’’. Zemaj thotë se shëndeti individual dhe kolektiv i popullatës është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë që mund të blihet në këto ngjarje, njofton Klan Kosova. ”Bashkë me mekanizmat zbatues të Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës: Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet, ishim gjatë ditës së sotme një nga qendrat tregtare në Prishtinë, me qëllim të parandalimit të grumbullimit të njerëzve me rastin e “Black Friday”. Shëndeti individual dhe kolektiv i popullatës sonë është shumë më i rëndësishëm se çdo produkt që mund të blihet në këto ngjarje. Edhe një herë ju bëjë thirrje qytetarëve që në këtë kohë pandemie, të shmangin grumbullimet e panevojshme, sepse një gjë e tillë është në dëm të shëndetit të të gjithëve. Kërkoj nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të ligjit dhe vendimeve në fuqi”.