Zemaj takohet me ambasadorin austriak, flasin për situatën epidemiologjike NULL NULL 26.11.2020 16:04 26.11.2020 16:04 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. Gjatë këtij takimi ata kanë këmbyer informatat nga të dyja shtetet sa i përket situatës epidemiologjike, me theks të posaçëm përkushtimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë COVID-19, njofton Klan Kosova. “Austria është shtet mik i Kosovës që në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, sikurse edhe tash në kohë të pandemisë, me ndihmë e përkrahje të pa rezervë”. “Mirëpresim bashkëpunimin dhe partneritetin e mëtejmë të Austrisë dhe të ambasadorit, z. Weidinger” “Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë”. klankosova.tv