Haxhiu: Spitalet janë në limitin e fundit para kolapsimit NULL NULL 26.11.2020 10:44 26.11.2020 10:44 Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqënie Sociale, Bekim Haxhiu ka thënë se spitalet në vend janë në limitin e fundit para kolapsimit. Ai përmes një postimi në Facebook thekson se klinikat me COVID-19 janë shndërruar në vatra kryesore të përhapjes së koronavirusit. “Dhomat e pacientëvetë të infektuar me koronavirus janë të mbushura me familjarë, po ashtu koridoret përplot me civilë e familjarë të pacientëve. Në këto koridore nuk mund të gjesh as edhe një sterilizues, nuk ka as aparata për dezinfektim. Po ashtu nuk ka vijë ndarëse me ambientet e kontaminuara dhe kjo rezulton me përhapje të virusit nga klinikat’, shkruan Haxhiu. Ai ka propozuar që institucionet në mesin e të cilëve edhe Kuvendi i Kosovës dhe të tjerët që i kanë vendosur kabinat dezinfektuese në hyrje të objektit t’i dhurojnë ato për klinikat me koronavirus, transmeton Klan Kosova.