Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vajza që vdiq 13 herë

NULL NULL
27.09.2015 13:24

Rebecca Morris-Roberts, kishte më shumë arsye se të gjithë të tjerët që të ishte nervoze përpara ditës së saj të dasmës – ajo mund të vdiste.

28 vjeçarja vuan nga një gjendje e jashtëzakonshme dhe të rrallë fizike.

Zemra e saj ndalon së rrahuri kurse frymëmarrja i ndërpritet, gjë që e bën që teknikisht ajo të duket e vdekur.

Mirëpo, pas disa sekondash trupi i saj arrin që ta kthejë frymëmarrjen dhe të rikthehet në jetë.

Ajo vuan nga reflekse anoksike – sëmundje kjo që e kanë vetëm 4 njerëz në Britaninë e Madhe – që kur ishte vetëm 4 vjeçare.

“Sytë më rrotullohen, fytyra dhe buzët më bëhen ngjyrë gri dhe trupi më dridhet. Nuk mbaj mend më asgjë pasi të kem humbur ndjenjat”, ka thënë ajo.

“Kjo gjendje e tillë është shumë e pazakontë dhe unë s’kam ide se çfarë e shkakton”.

“Bëj diçka që as superheronjtë s’mund ta bëjnë. Rigjenerohem”, shprehet Rebecca.

Kur ajo vendosi që të martohet me të dashurin e saj Elfyn Morris-Roberts në prill të vitit 2014, familja e saj frikësohej se mos ajo “vdes” drejt rrugës për në altar.

Rebecca së cilës i pëlqejnë shumë aktivitetet në natyrë, ka thënë se dasma e saj kishte shkuar shumë mirë pa nevojë që të ftohen mjekët.

Rebecaaaa Rebeca

lajme të ngjashme