Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U shkarkua nga puna e ëndërrave për shkak të tatuazheve

NULL NULL
25.09.2015 22:00
girl fired cos of tats Credit: Facebook/Claire Shepherd

Një grua qëndroi vetëm 30 minuta në punën e saj të ëndërrave.

Kjo sepse vetëm gjysmë ore pasi që u pranua në punë, atë e shkarkoi shefi i saj sepse nuk i pëlqenin tatuazhet.

Clarie Shepherd, e kishte kaluar intervistën përmes telefonit, mirëpo kur u paraqit në punë shefit nuk i pëlqeu ajo që pa.

Ajo përdori Facebook-un për të treguar se çfarë i ndodhi, dhe postimi i saj u shpërnda shumë herë.

Por pasi që postimi i saj bëri xhiro,  shefi i kompanisë vendosi që ta kthejë në punë.

“Ata mi panë tatuazhet, dhe vendosën të më pushonin e sikurse ta kryeja intervistën ballë për ballë ata nuk do ma dhuronin punën”.

“Ne të gjithë kemi individualitetin tonë, dhe lëkura nuk duhet të ketë ndikim në punësimin tonë”, u shpreh Shepherd.

Por, ajo është e lumtur që me kompania e mësuan një leksion.

Shepherd, shpreson që eksperienca e saj do e ndihmojë që të zbutet diskriminimi rreth personave me tatuazhe.

“Për mendimin tim, tatuazhet nuk kanë ndikim në performancën ose aftësitë për të bërë një punë”.

tatu3

girl fired cos of tats Credit: Facebook/Claire Shepherd

lajme të ngjashme