Kjo është agjenda për mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë NULL NULL 01.10.2020 18:39 01.10.2020 18:39 Qeveria e Shqipërisë ka zbardhë agjendën e mbledhjes së dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare. Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 11:30. AGJENDA E MBLEDHJES SË DY QEVERIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS: 11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve) 11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit 11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve) Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar 12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve) 13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve) 13.30 – Foto e përbashkët (Vendi :Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)