Si po ndihet Kurti sot në ditën që mund të jetë e fundit për të si kryeministër? (VIDEO) NULL NULL 03.06.2020 09:08 03.06.2020 09:08 Ndonëse sot mund të jetë dita e fundit e tij si kryeministër, Albin Kurti ka thënë se po ndihet shumë mirë. Ai në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën derisa po dilte nga banesa e tij tha se po shkon në mbledhjen e qeverisë ku do të merren disa vendime të rëndësishme. “Shumë mirë. Në ora 10:00 kemi një mbledhje të qeverisë ku do të marrim disa vendime të rëndësishme. Vendimi i parë që do ta nënshkruaj tash menjëherë është ai për ndihmën nga 30,000 euro dy familjeve të minatorëve që humbën jetën fatkeqësisht në Minierën e Artanës”. Kurti nuk ka treguar nëse pret që Kosova të ketë qeveri të re sot, derisa ka vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë për mbledhjen – që mund të jetë e fundit – e drejtuar nga ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci, Kurtit: Ngulmi me Haxhiun s’është më bindje politike – është kapriçio personale 2 orë më parë