Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri Conte paralajmëron për rihapjen e Italisë

NULL NULL
21.04.2020 14:06

Italia do të bëj publik planin për të dalë gradualisht nga bllokimi deri në fund të kësaj jave, tha kryeministri Giuseppe Conte.

Në një postim në Facebook, Conte tha që vendi nuk mund të heqë dorë nga politika e tij e “kujdesit maksimal” dhe tha se Italia do të rihapet në përputhje me “politikën serioze shkencore”, njofton Klan Kosova.

“Probabiliteti më i arsyeshëm është që të fillojmë të zbatojmë atë nga 4 maji”, tha ai.

Italia ka raportuar 24.114 vdekje, numri më i lartë i regjistruar në Europë.

Të dhënat e publikuara të hënën tregojnë se numri i njerëzve të konfirmuar zyrtarisht të infektuar me koronavirus kishte rënë për herë të parë që nga fillimi i përhapjes. Autoritetet italiane thanë se rënia simbolike e 20 rasteve ishte një “zhvillim pozitiv”.

lajme të ngjashme