PDK shpërndan pako esenciale në veri të Kosovës NULL NULL 11.04.2020 14:28 11.04.2020 14:28 "Qindra familje shqiptare tash e disa ditë kanë mbetur të izoluara si pasojë e masave të ndërmarra nga Serbia, e më pas të legjitimuara nga qeveria e Kosovës". Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se sot kanë filluar me shpërndarjen e qindra pakove esenciale shëndetësore nëpër vendbanimet e komunave të veriut të Kosovës. Sipas tij, qindra familje shqiptare tash e disa ditë kanë mbetur të izoluar si pasojë e masave të ndërmarra nga Serbia, e më pas të legjitimuara nga Qeveria e Kosovës, njofton Klan Kosova. “Pakot shëndetësore përmbajnë barëra për qytetarët që përballen me sëmundje kronike, por edhe për pensionistët”. “Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë edhe ditëve në vijim aksionin e nisur për të ndihmuar me pako ushqimore dhe mjekësore familjet e izoluara në veri”. “Po ashtu, me miratimin e pakos emergjente prej 320 milionë euro e cila do të trajtohet të martën në Kuvend, shteti i Kosovës do të arrij tu dalë në ndihmë për tre muaj të gjithë punëtorëve në sektorin privat, bizneseve dhe gjitha kategorive shoqërore”. klankosova.tv