Wilder dhe Fury do të përballen sërish (VIDEO) NULL NULL 01.03.2020 10:34 01.03.2020 10:34 Boksieri amerikan Deontay Wilder do të përballet sërish me anglezin Tyson Fury. Sipas promotorit Bob Arum, përballja e tretë e radhës do të zhvillohet para Lojërave Olimpike që fillojnë në korrik, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Në meçin e parë të zhvilluar në vitin 2018, Wlder dhe Fury janë ndarë me barazim. Ndërsa në përballjen e dytë që u zhvillua gjatë javës së kaluar, britaniku e ka mposhtur amerikanin kështu duke ia rrëmbyer titullin e peshave të rënda në WBC. Wilder ka kohë 30 ditë afat pas meçit për të kërkuar rimeçin dhe Arum thotë se është njoftuar zyrtarisht nga ekipi i amerikanit që do ta bëjnë një gjë të tillë. https://www.youtube.com/watch?v=vU4OGD8EsxI klankosova.tv