Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, të premten vjen në Kosovë NULL NULL 31.08.2015 10:36 31.08.2015 10:36 Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, gjeneral Philip Breedlove të premten do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Në një kumtesë për media të KFOR-it bëhet e ditur se , Breedlove së bashku me komandantin e ri të Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, do të mbajnë një konferencë për media në Aeroportin Ushtarak, në Sllatinë, transmeton Klan Kosova.