Vetëvritet nga frika e takimit me dhunuesin NULL NULL 29.08.2015 21:19 29.08.2015 21:19 Nëna Eleri Linden, kishte luftuar për 45 minuta që ta mbante në jetë vajzën që po i vdiste, pasi që 20 vjeçarja pati mbidozë. Ceri ishte viktimë e përdhunimit. Në një mbrëmje ajo kishte dalë më shoqe dhe kishte përfunduar e sulmuar seksualisht nga një person. Frika e madhe për tu përballur me përdhunuesin, e kishte quar deri në aktin tragjik. Ajo kishte marr një sasi të madhe pilulash që i takonin nënës së saj, e që ishin për ngritjen e presionit të gjakut. Ceri ishte nëna e një vajzë 2 vjeçare, dhe ajo ishte sulmuar pasi që kishte dalë në Londër që të festonte me shoqe, pasi që e kishte kaluar intervistën e pranimit në universitet. Por asaj ende i duhej të jetonte me një fakt të vështirë – ishte e përdhunuar seksualisht. Ideja se do ta takonte përsëri atë njeri, i cili duke gënjyer kishte thënë se kishte kryer marrëdhënie me të dhe se ajo ishte kënaqur shumë e gjithashtu edhe e kishte puthur. Eleri nëna e saj 50 vjeçare, ka thënë për gazetën Mirror se: “Ceri ishte jo vetëm vajza ime, por edhe shoqja më e mirë. Nuk do ta harroj kurrë pamjen që pata tek e pashë duke vdekur”, transmeton Klan Kosova. “Ajo nuk mundi që të jetonte më me atë që i kishte ndodhur dhe ideja që do të përballej me të në gjyq e ka përkeqësuar gjendjen”. Ceri e ka vrarë veten vetëm 5 ditë pasi që ajo hipi në një veturë të tipit BMË duke besuar se ishte taxi. I kishte dhënë emrin e një lokali shoferit, dhe i kishte kërkuar që të prisnin shoqet e saja. Por, në vend se ai ta dërgonte aty ku ajo kishte kërkuar, e qoi në shtëpinë e tij. Para se ta vriste veten, Ceri e kishte ndihmuar policinë që ta kapte sulmuesin e saj i cili quhet Masood Mansouri. Mansouri është dënuar me 13 vjet burgim, për kidnapim dhe dhunë seksuale. Ai është iranian, prandaj do të depërtohet në vendlindjen e tij pas përfundimit të afatit të burgimit.