Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lind fëmijën në dyshemenë e banjës, 10 minuta pasi e kuptoi se ishte koha

NULL NULL
15.09.2019 09:38

Një nënë që nuk e kuptoi se ishte koha, lindi në dyshemenë e banjës.

Beth Evans shkoi në banjë në shtëpinë e saj në Uells, në mes të natës. Në një moment më vonë, ajo kishte thirrur partnerin e saj Matthew Linton,  i cili ishte sipër në gjumë të thellë, transmeton Klan Kosova.

Më pak se dhjetë minuta më pas, foshnja erdhi në jetë.

“Ishte 11 gusht dhe unë terminin e kisha më 16. Isha ngritur normalisht dhe shkova në tualet dhe pata pak dhimbje të lehta. Mendova se nuk ishte në rregull prandaj thirra maminë time dhe më tha të bëja një dush me ujë të ngrohtë”.

“Por, edhe kur po bisedonim unë thirra Matthew që të zbriste poshtë pasi ishte në gjumë. Atëherë befas nuk mund të lëvizja. Ai thirri edhe 999 dhe kërkoi ndihmë urgjente”.

Beth më pas tha: “Derisa isha akoma në telefon, fëmija filloi të dalë. Vetëm pak minuta më vonë, fëmija erdhi”. Beth nuk kishte nevojë të dërgohej në spital pasi ishte mirë.

 

lajme të ngjashme