Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosje me armë në Pejë, përleshje për pronën

NULL NULL
25.08.2015 09:59

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti lidhur me një çështje pronësore ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull, të cilin e ka qëlluar në këmbë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore, njofton Klan Kosova.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Qallapek të Pejës, ndërsa viktima gjendet për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje si dhe është konfiskuar arma – pushkë gjuetie me pesë fishek.

klankosova.tv

 

 

 

lajme të ngjashme