Arti i pabesueshëm i australianes Emma NULL NULL 25.08.2015 09:22 25.08.2015 09:22 Ky është një tjetër art i pabesueshëm por që ju vjedh shikimin. Është dicka e tillë kur modelet nudo, bëhen pjesë e përzierjes në botën e vizatimeve duke u futur kështu në rangun e figurave grafike e të mos vërehen fare. Kjo krijimtari e tillë bënë që artistja Emma Hack, të maskoj me ilustrimet e saj të çuditshme trupore modelet të cilat shkrihën në muralet e bukura. Emma Hack është e njohur gjithashtu edhe për punën e saj në videon e këngës së Gotye-së, e cila gjendet ngjyra e trupave lakuriq dhe ka grumbulluar mbi 500 milionë klikime në Youtube, transmeton Klan Kosova. Tani artistja australiane do të vazhdoi punën e saj në një nivel tjetër emocionues duke pikturur me ilustrime dhe figura grafike një modele e cila do të shihet për herë të parë në galerinë e Britanisë së Madhe.