Ankesat e komunave: Qeveria nuk po i paguan dëmet e vërshimeve (VIDEO) NULL NULL 21.07.2026 20:26 21.07.2026 20:26 Ankesat e komunave: Qeveria nuk po i paguan dëmet e vërshimeve (VIDEO) Fermerët kosovarë vazhdojnë të presin rimbursimin e miliona eurove për dëmet në bujqësi, të shkaktuara nga vërshimet e viteve të kaluara, e në veçanti atyre të janarit 2026. Kompensimi, nga komunat e prekura vlerësojnë se do duhej bërë menjëherë pas shpalljes së situatës emergjente, raporton Klan Kosova. Rahoveci vetëm gjatë vitit 2024, dëmet bujqësore i vlerësoi në 141 mijë euro, ndërsa vitet pasuese bilanci u rëndua edhe më shumë. Andaj, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, kërkon reflektim nga ekzekutivi qendror. Zgjidhje për këtë konsiderohet krijimi i rezervave nga qeveria për pushtetet lokale. Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë se komunat përballen me shumë vështirësi dhe kjo po ua rëndon edhe më barrën. Ndiqeni kronikën për detaje: