Furtuna në Viti: Erërat e forta shkaktojnë shumë dëme (VIDEO) NULL NULL 21.07.2026 20:24 21.07.2026 20:24 Foto nga Klan Kosova Era e madhe që fryu si pasojë e stuhisë, i mori pas vete tjegullat e një objekti në Viti. Kjo hapësirë, që nga pronarët përdorej për bagëti në Pozharan të Vitisë, shkaktoi dëme edhe te vetura që ishte e parkuar nën të, raporton Klan Kosova. Stuhia e madhe që e përfshiu këtë komunë lindore, dëme bëri edhe në Sllatinë të Poshtme te familja Hoxha, kur pisha e lartë zuri makinën e tyre. Shtëpi e pemë nuk u prekën në Sllatinë të Epërme, megjithatë u rrëzuan disa shtylla elektrike. Për ta sanuar dëmin erdhën edhe ekipet e KEDS-it, të cilët u desh që të njëjtat t’i zëvendësojnë me të reja. Për stuhinë që goditi Vitinë, komunarët kanë mbajtur mbledhje pasditen e së martës. Nga kjo e fundit kanë thënë se janë mobilizuar për tejkalim më të lehtë nëse përballen me të tilla situata, derisa dëmi është duke u vlerësuar. Detajet më të hollësishme i gjeni në kronikën e mëposhtme: