Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Breshri në Istog: Speca, shalqi e mollë bëhen rrafsh me tokë (VIDEO)

NULL NULL
21.07.2026 20:17
Foto nga Klan Kosova
Foto nga Klan Kosova

Kokrrat e breshrit që ranë të hënën, sollën dëshpërim për qindra bujq në Istog. Moti i lig u dëmtoi atyre fund e krye të mbjellat për të cilat punuan gjatë.

Në mesin e shumë prej tyre, edhe Isuf Gjocajt nga Kovraga e kësaj komune. Shalqiri që e pati gati për treg, tashmë është bërë rrafsh me tokë, raporton Klan Kosova.

Veç këtij fruti, dëme të mëdha pati edhe në perime, përkatësisht në tre hektarët me speca.

E një bujk tjetër, hall ka edhe për shpenzimet që bëri për të mbjellat.

Njëkohësisht, shumë fermerëve të tjerë iu dëmtuan serrat, trupat me mollë e po ashtu kopshtet që i mbollën sa për nevoja familjare. Dëme të konsiderueshme pati edhe në objekte, vetura e shtëpi banimi.

Për detaje shtesë, klikoni në kronikën e mëposhtme:

lajme të ngjashme