Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Kosovë ende dasma me “allti”

NULL NULL
23.08.2015 10:04

Në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinës është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi i njëjti në aheng familjar kishte shtënë disa herë me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy revole, njëra “Zastava TT” , tetë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. një kalibrit 9 mm. dhe pesë fishekë, transmeton Klan Kosova.

I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme